fbpx

Përfshihet nga flakët autobusi Tiranë-Prishtinë në Rrugën e Kombit

bf15cc7a1eff65cf497e0fb0a5a7dc89_L.jpg

Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit.

Shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët në panik kanë dalë jashtë me shpejtësi.

Raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303