Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më datë 6 tetor 2019.
Hashim Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore,të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor.

Sipas ligjit dhe pikës 2 të nenit 66 të Kushtetutës së Republikës zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë, pas dekretimit të shpërndarjes së Kuvendit.
Presidenti i Kosovës sot dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Kosovës.
Kosova ndodhet pranë procesit zgjedhor, për shkak se Ramush Haradinaj me 19 korrik dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit menjëherë pasi mori ftesën nga Gjykata Speciale. Haradinaj u paraqit në cilësinë e të dyshuarit.
“Pas kësaj dorëheqje, mandatin ia kthej popullit. Sovrani duhet të vendos për udhëheqjen e ardhshme, në zgjedhje të lira dhe demokratike. I drejtohem presidentit që në afatin kushtetues të kryej konsultimet me partitë politike dhe ti shpallë zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Haradinaj.
/real-news.tv/

