fbpx

Përfundon greva e arsimit në Kosovë, të hënën rifillon mësimi

326581-UYuz48lwDo.jpg

Ka përfunduar greva në arsim në Kosovë, ku kjo u bë e ditur me anë të një konference për media të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ata kanë theksuar se greva është ndërprerë dhe se të hënën fillon mësimi në Kosovë.

Veseli ka bërë me dije se pagat e punonjësve në arsim do të rriten, ashtu siç ishte premtuar.

“Ashtu siç u kemi premtuar, pagat do t’u rriten të gjithëve: policisë, ushtrisë, shëndetësisë, arsimit, artistëve, administratës publike, asamblistëve të komunave, pensionistëve dhe gjithë punëtorëve tjerë”, tha Veseli.

Nga ana tjetër, Haradinaj tha se është arritur në fazën finale të ligjit për rritjen e pagave në arsim.

“Nuk ka qenë e lehtë as marrëveshja e sotme pa ndihmën e kryetarit. Është e ditur që qeveria e vendit është e interesuar t’i jap përgjigje të gjitha kategorive që paguhen nga paratë e shtetit. Jemi të interesuar të respektohet integriteti i të gjithëve në Kosovë, prandaj falënderoj shumë sindikatën”, tha ndër të tjera Haradinaj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303