TË FUNDIT

Përfundon misionin në Shqipëri, Meta pret në Presidencë ambasadorin Soreca

Presidenti Ilir Meta ka pritur pak më parë ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca, i cili përfundon misionin e tij në vendin tonë.

Postimi i Metës:

🇦🇱🤝🇪🇺 Kënaqësi të takohesha me Ambasadorin Luigi Soreca, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si Ambasador i Delegacionit të BE në Tiranë.

Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE.

Çelja e negocatiave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE.

Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë me atë të BE, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat