TË FUNDIT

Përfundon numërimi në Dibër, PS fiton bashkinë e katërt

Mësohet se ka përfunduar numërimi në KZAZ Nr.19 në Dibër. Bëhet e ditur se janë numëruar 100 nga 101 kuti.

Nga 56,780 votues në këtë bashki kanë ushtruar të drejtën e tyre 23,840 qytetarë. Vota të vlefshme janë 23,009 kurse të pavlefshme rezultojnë 557.

Një kuti e dëmtuar me 195 vota do të shqyrtohet në KQZ.

REZULTATET

Premtim Kryemadhi SH L 4478 vota, 19.46%

Luan Haka PD 4437 vota, 19.28%

Rahim Spahiu PS 13995 vota, 60.82%

Dritan Torba LRE 99 vota, 0.43%

Kryeson Rahim Spahiu u PS me 5080 vota.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat