fbpx

Përfundon seanca e intervistave për Kushtetuesen, ja çfarë pritet të ndodhë

gjykata-kushtetuese.jpg

Një ditë më parë KED përfundoi procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka përfunduar procesi i intervistave me Arta Vorpsin, Elsa Toskan, Fiona Papajorgjin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Besnik Muçin.

Gjashtë kandidatët konkurrojnë për katër vende në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa KED do të njoftojë Kuvendin dhe Presidentin për plotësimin e dy vendeve të tjera vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të shpallura në datën 28.08.2018 dhe në datën 07.02.2018.

KED ka vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre.

Advertisement

Pasi të përfundojë shqyrtimi dhe lista me aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do t’i dërgohen Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të zgjedhin dhe të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303