fbpx

Përgjimet për ndryshimin e kufijve, Thaçi: Ja çfarë më tha Zaevi në telefon

thaqi-zaev.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në përgjime përmendej fakti i ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka bërë me dije se ai ka komunikuar me Zaevin për rreth 20 minuta dhe ka shtuar se ai i ka kërkuar falje atij dhe shtetit të Kosovës.

“Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka çka ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe në të dhënat apo lancimet e gazetës ‘Sputnik’ dhe thashethemeve ruse. Këto janë fjalët të cilat mi ka thënë, ka kërkuar falje mua personalisht, por edhe Kosovës. Në të njëjtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit,  të cilët e kanë thirrur në telefon janë gjëra,  të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovën”, tha presidenti i Kosovës.

Më tej, Thaçi ka bërë me dije se aktorët e kanë telefonuar dhe atë.

“Mashtruesit që kanë ra pre të tjerët kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, por është fat që sido që të jetë prej institucioneve në Kosovë, këtu ku punoj në Presidencë ka pasur kujdes maksimal, sepse unë nuk mund të flas me dikë pa qenë paraprakisht i informuar, pa i njohur temat të cilat mund t’i flas dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet e presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flas”, përfundoi ai./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303