33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Përkujtohen 113 viktimat/ 20 vite nga Masakra e Krushës, Thaçi: Nuk i harrojmë krimet e Serbisë

spot_img

U përkujtua ditën e sotme 20-vjetori i masakrës në Krushë të Vogël, ku u vranë  nga forcat serbe 113 fëmijë, të rinj e pleq.

Gjatë ceremonisë përkujtimore presidenti Hashim Thaçi premtoi se institucionet do të zbardhin fatin e të pagjeturve.  Presidenti tha se Kosova nuk do t’i harrojë kurrë krimet e Serbisë.

Kreu i shtetit deklaroi se serbët të cilët kryen spastrimin etnik në Kosovë  do të përballen me drejtësinë.

“Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia dhe ata do të japin përgjegjësi”, premtoi Thaçi.

20 vjet më parë dy fshatra Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e forcave ushtarake, ndërsa një pjesë e trupave të viktimave nuk janë gjendur edhe sot. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat