Përleshje masive shqiptaro-arabe në burgun grek, përdoret gaz lotsjellës

Mediat greke raportojnë se një përleshje masive ka ndodhur pak orë më parë në një prej burgjeve të Greqisë, pikërisht në atë të Avlonas.

Bëhet e ditur se në portën hyrëse të burgut disa të arrestuar shqiptarë kanë bërë një sherr masiv me një grup shtetasish grekë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj bëhet fjalë për një përleshje, që detyroi forcat e sigurisë që të përdorte gaz lotsjellës.

Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos për protothema.gr tha: “Situata në qendrën speciale të paraburgimit të të rinjve në Avlona është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rrezikshme. Situata nuk duket se është normalizuar.”