Përleshje në Cërrik, 57-vjeçari plagos nipin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik.

Një 57-vjeçar ka plagosur nipin e tij, ku 34-vjeçari është goditur me sende të forta.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit dhe gjendja e tij është normalizuar, pasi ka marrë menjëherë trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 57-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./real-news.tv