TË FUNDIT

Përmbyset autobusi në autostradën Shkup-Tetovë

Një autobus është aksidentuar pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, duke u përmbysur. Të gjithë udhëtarët raportohet se janë të bllokuar brenda mjetit dhe presin ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në këto momente sapo ka arritur një ekip i policisë. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Shkaqet e aksidentit gjithashtu nuk dihen ende./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat