Përmbyset makina në mes të rrugës, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur përpara shkollës profesionale, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makinë është përmbysur.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjeri emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkak i humbjes së kontrollit mendohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. /real-news.tv/