Një maune është rrëzuar mëngjesin e sotëm në rrugën drejt Librazhdit.
Mjeti i transportit të tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Maunia ende nuk është zhvendosur. Për sa i përket rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe drejtuesit të mjetit nuk ka të dhëna të mëtejshme.

