fbpx

Përndjekje dhe vjedhje kundrejt dhunës, policia prangos 2 personat

po.jpg

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme dy persona për vepra të ndryshme penale.

Blutë e Tiranës njoftojnë se në pranga është vënë 39-vjeçari me iniciale Gj. Sh., pasi akuzohet për “Përndjekje”.

39-vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare, e cila e ka denoncuar në polici, çka ka sjellë edhe arrestimin e tij.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 35-vjeçari me iniciale E. B., pasi 3 ditë më parë në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases M. P.

Nga hetimet e kryera nga policia, ka rezultuar se 35-vjeçari është edhe autor edhe i “Vjedhjes me dhunë” të varëses së floririt të shtetasit A. H.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303