TË FUNDIT

Përndjekje, kërcënime me thikë dhe tapë në timon, policia bën namin me arrestime në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës në 24 orët e fundit. Raportohet se ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. K., 23 vjeç, R. Ç., 59 vjeç dhe Sh. S., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

  • Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R.
  • Më datë 20.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e një 16-vjeçari, pasi në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka marrë shumën 5.000 lekë, bashkëmoshatarit të tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat