Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset kalimtari

0AFE4DE8-8685-4C0D-9B5C-9CDBE352CCE3.png

Një kalimtar është plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëri drejtues me inicialet E. B. dhe tjetri E. Sh.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes së dy makinave është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ishte duke kaluar në rrugë.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303