Përplasen dy trena në Hong Kong

hong-kong-trains.jpg

Dy trena janë përplasur gjatë një testi të ri për sistemet e sinjaleve në Hong Kong, duke ndaluar shërbimet për miliona udhëtarë.

Aksidenti ka ndodhur midis stacionit Central dhe atij Admiralty mëngjesin e të hënës, përpara se shërbimet të hapeshin për udhëtarët.

Fatmirësisht brenda trenave nuk kishte njerëz ndërsa shoferët u dërguan në spital.

Zyrtarët hekurudhorë paralajmëruan se riparimet mund të marrin një kohë mjaft të gjatë. Ndërsa operatori i rrjetit Mass Transit Railway (MTR) u shpreh se pjesët e linjës Tsuen Wan u pezulluan dhe u kërkoi udhëtarëve të shmangin rrugën e prekur dhe të përdorin forma të tjera të transportit.

Rrjeti i metrosë në Hong Kong përdoret nga rreth 6 milionë njerëz gjatë ditëve të javës.

Autoritetet përkatëse kanë nisur një hetim për incidentin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303