fbpx

Përplasen keq dy makina në mes të Korçës, ka të plagosur

policia-e-korces.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur nga ngjarja, por ende nuk dihet identiteti i tij.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303