Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Paskuqan. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.
Policia e Tiranës bën me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, teksa po hetohen shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30 në Paskuqan janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sëarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

