TË FUNDIT

Përplasen makinat, polici përfundon në spital

Automjeti i policisë është përplasur me një tjetër automjet në Fier.

Për rrjedhojë, punonjësi i policisë policisë me inicialet P.Dh., 42 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është  dërguar në spital.

Informacion paraprak i policisë

Në datën 27.07.2019, në vendin e quajtur “Dukas Bregas” mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin e policisë tip “Shervolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip “Shervolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat