Përplasja mes protestuesve dhe policisë/ Dua të iki në shtëpi! “Foli mirë policit, or çun”

protesta-unaza-e-re-516x365.jpg

Zyrtarë të lartë të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe ish-deputetja Albana Vokshi kanë debatuar me policinë teksa kanë tentuar të çajnë kordonin. Në një video të publikuar nga Shqiptarja.com, Bardhi shihet që u drejtohet policëve dhe u thotë t’i hapin rrugën.

“O zotëri a je mirë? Dua të kaloj në anë tjetër, na ke bllokuar rrugën, jemi qytetarë të lirë. O zotëri, dua të iki në shtëpi!”- thotë Bardhi. Ndërkohë edhe Vokshi thotë pak a shumë të njëjtën gjë. “Duam të kalojmë na keni bllokuar rrugën,”- dëgjohet të thotë Vokshi. Ndërkohë në këtë debat ndërhyn dikush. “Foli mirë policit, or çun,”- dëgjohet të thotë ai, por nuk shihet se kush është.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303