33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Përplasja Polici-FSHF, faji mbetet jetim. Në 2 stadiume luhet normalisht

spot_img

Një konflikt i ri po lind mes Policisë së Shtetit dhe Federatës Shqiptare të futbollit, pas dhunimit të arbitrit Eldorjan Hamiti në sfidën mes Kamzës dhe Laçit, për shkak të një 11 metërshi.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi ndaj kësaj ngjarje të turpshme duke bërë përgjegjëse policinë shqiptare dhe nuk e përjashtoi mundësinë e ndërprerjes së kampionatit. Kritika të forta për Policinë kanë ardhur edhe nga Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë, e cila përveçse kërkoi rikthimin e forcave të rendit në stadiume, kërcënoi edhe me bojkotim të aktivitetit.

Por policia thotë se ka kërkuar disa herë bashkëpunimin me FSHF-në dhe nuk e ka gjetur. E për ngjarjen e fundit thekson se i vjen keq nga deklaratat e përfaqësuesve të FSHF-së.

“Referuar ngjarjeve të fundit, Policia e Shtetit ndihet e keq ardhur për reagimin e sotëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe aq më tepër për gjuhën e akuzave duke u përpjekur të shkarkojë përgjegjësitë tek Policia e Shtetit, dhe duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi si aktore kryesore e organizimit të aktiviteteve sportive. Në këtë kontekst, Policia është vetëm një nga aktorët dhe jo institucioni përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e eventeve sportive”.

Po ashtu nga ana e policisë theksohet se brenda 2 muajve të vitit 2019, janë dërguar 24 shkresa drejtuar Klubeve të Futbollit, Bashkive dhe FSHF-së për dijeni, mbi problematikat për zgjidhje dhe mos marrjen përsipër të garantimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit, pasi nuk plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore.

Sipas policisë rezulton se nga 61 terrene sportive, vetëm në 2 stadiume, “Elbasan Arena”dhe “Loro Boriçi” përmbushin kushtet e sigurisë për të zhvilluar aktivitete sportive.

Në 59 impiante të tjera rezultojnë problematika dhe mangësi të theksuara, si:

  • Dëmtime të rrethimit të jashtëm, brendshëm dhe të ndarjeve midis tribunave;
  • Dëmtime të rrethimit kufizues të tribunës kryesore;
  • Ekzistenca e shkallëve, apo ndenjësve të stadiumeve të dëmtuara;
  • Ekzistenca e materialeve apo inerteve përreth disa stadiumeve dhe fushave sportive;
  • Prania e banesave private ngjitur dhe në afërsi të rrethimit të jashtëm të stadiumeve/fushave dhe terreneve të futbollit;
  • Mungesa e dhomave të kontrollit në stadiume për qëndrimin e drejtuesve të shërbimeve policore dhe grupit të koordinimit;
  • Pamjaftueshmëria e portave hyrëse për në stadiume dhe me dyer të amortizuara që nuk kryejnë funksione;
  • Mungesë e hyrje-daljeve të veçanta për tifozerinë e ekipeve mike si dhe e ambienteve të ndihmës së shpejtë;
  • Mungesë e sistemit të monitorimit me kamera;
  • Mungojnë kufizimet për futjen në mënyrë të kontrolluar të tifozëve, si dhe vendet e parkimit për mjetet e tifozëve dhe të ekipeve mike;
  • Mungojnë vendet e përcaktuara për personalitetet në tribunat qendrore të disa stadiumeve, për gazetarët dhe për të ftuarit;
  • Mungesë e tunelit (fizarmonikës) për lëvizjen e sportistëve nga dhomat e zhveshjes për në fushë dhe anasjelltas
  • Mungesë e kushteve të domosdoshme higjenike për tifozët, etj.

“Edhe më i rëndë është fakti, se në disa raste shkaktarë të incidenteve që degjeruan në dhunë, janë vetë organizatorët e ndeshjeve, siç ishte rasti i ndeshjes Kamza-Laçi e zhvilluar 3 mars 2019, ku u arrestuan edhe 4 pjesëtarë të stafit organizator të takimit”, thekson policia./ Opinion.al

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat