fbpx

Përplasja Rama-Haradinaj, Behgjet Pacolli rrëfen të vërtetën

Behgjet Pacolli i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Haradinaj në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se kryeministri Edi Rama i ka bërë presion për heqjen e taksës. Pacolli u shpreh se Rama ka ndërhyrë duke thënë se ‘dialogu me Serbinë mund të shkojë përpara nëse hiqet taksa’.

“Edhe kryeministri në fjalimet e veta është parë pak a shumë një distancim sa i përket taksës sepse ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili e pohoi se dialogu mund të shkojë përpara, se taksa duhet të hiqet, edhe pse nuk ka thënë drejtpërdrejt se taksa duhet hequr. Ka qenë një atmosferë e tillë, Haradinaj ka pikëpamjet e veta”.

Dy ditë më parë Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur dy ditë më parë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka pasur nga Edi Rama,”- përfundoi Behgjet Pacolli.

Vetë kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale e mohoi këtë gjë. “Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Përkundrazi”, shkruan ndër të tjera Rama.