Përplasje ekstreme, 17-vjeçari i ngul thikën në kraharor bashkëmoshatarit, ja shkaku

thika.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Udinë të Italisë ku pas një sherri motivet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën për shkak se është goditur me thikë në kraharor nga një bashkombas I tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e San Domenico, në një qendër pritjeje. 18-vjeçari u godit nga një 17-vjeçar, po shqiptar, i cili qëndronte në komunitetin Don De Roja.

Adoleshenti e goditi 18-vjeçarin në kraharor, duke i shkaktuar plagë të rënda  e për rrjedhojë ka gjetur edhe vdekjen. Fatkeqësisht goditjet e marra ishin fatale për 18-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen pak pas orës 18:30 të së hënës.

Edhe djali që e goditi atë, u dërgua në spital për dëmtimet e pësuara në përleshje: sipas asaj që është mësuar, i mituri ka raportuar një plagë të lehtë në shpatullën e tij të shkaktuar nga viktima në një përpjekje ekstreme për të mbrojtur veten. Policia, që po dëgjon njerëzit që kanë qenë dëshmitarë të episodit, heton historinë tragjike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303