TË FUNDIT

Përplasje me armë mes dy grupeve në Kavajë, vdes kalimtari, plagosen 4 të tjerë

Një person është vrarë mesditën e sotme dhe katër të tjerë janë plagosur pas përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve.

Nga informacionet paraprake, mësohet se në hyrje të qytetit të Kavajës, te stacioni hekurudhor, dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri, ndërsa i vdekur ka mbetur një person rreth 50 -vjeç që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Ai mësohet se ka qenë duke qëndruar në atë zonë, ndërsa e ka kapur breshëria e plumbave. Policia ka arrestuar dy persona, teksa njëri prej tyre dyshohet se ka qenë njëri nga autorët që ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka tronditur qytetin e Kavajës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat