Përplasje të forta ka pasur sot në Kuvend mes Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali. Berisha deklaroi se kryeministri Rama, të cilin e etiketon si kreu i Meduzës, duhet të ishte sot në sallë.
Në replikë ministrja Spiropali e konsideroi ish kryeministrin si përgojuesin më të madh të trevave shqiptare.
“Je përgojuesi më i madh i këtyre trevave. Nuk ke lënë burrë, grua, fëmijë, të vjetër e të ri pa marrë nëpër gojë këtu, apo në çdo foltore që të ka dalë përballë. Dhe po duket që po e mbyll ashtu si të takon, pa nder, pa lavdi, vetëm me pahir.” -tha Spiropali.

