Para pesë ditësh opozita i kërkoi Prokurorisë hetimin e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Shkodrës pasi kishte dyshime se është me precedentë penalë.
Ditën e sotme sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur procedurat ligjore ndaj Valdrin Pjetrit. Pritet që të kryhen verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim. I gjithë procesi duket se do të mbetet për në shtator, pasi institucioni i Prokurorisë është zyrtarisht me pushime.

