TË FUNDIT

Personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni gjejnë ‘shpëtim’ te ky lloj sporti

Cilat janë përfitimet që marrim nga noti dhe sa ndikim ka ky sport te personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni?

Sipas një anketimi nga ‘You Gov’, thuhet se dy-tri sesione në javë not mund të lehtësojnë simptomat e depresionit dhe ankthit.

Për këtë studim janë anketuar 4 mijë britanikë që e pëlqejnë notin dhe që janë të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Besohet se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy javë apo në tri javë. Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not më rregullisht.

43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bën më të lumtur, më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar t’i kryejnë detyrat ditore dhe 15% tjerë kanë thënë se jeta është më lehtë e menaxhueshme pas një sesioni not.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat