Kanë dalë negativ me COVID-19 analizat e marra për personelin shëndetësor në Shkodër. Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë marrë 23 mostra për analizim, ku tre prej tyre janë ritestim i pacientëve të bashkisë Vau i Dejës, të cilët kanë përfunduar karantinimin prej 14 ditësh.
Analizat janë dërguar në laboratorin e virologjisë pranë ISHP në Tiranë. Shkodra deri tani 45 raste me koronavirus.

