fbpx

Pesë ‘skifterë’ shqiptarë në pranga në Itali

itali-590x354.png

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se grabisnin banesat në zonat e Arezzo midis Valdarno dhe Casentino.

Shqiptarët e prangosur banonin përkohësisht në Firenze, dhe janë të moshës nga 21 deri 37 vjeç.

Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë precedentë të mëparshëm penal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.

Shqiptarët janë paraburgosur tashmë, ndërsa hetimet kanë mundur të regjistrojnë biseda mes tyre ku flitet për “operacionet” e grabitjeve.  Po ashtu, janë marrë edhe gjurmë të të arrestuarve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303