fbpx

Peticion,10 mijë e 600 firma, minatorët kërkojnë miratimin e statusit

Screenshot_10-15.png

Minatorët kanë dorëzuar në Kuvend një peticion me 10 mijë e 600 firma me anë të cilit kërkojnë miratimin sa më parë të statusit të minatorit.Kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Elton Debreshi shprehet se prej 3 dekadash kërkesat e minatorëve janë lënë në harresë .“Ne e dimë shumë mirë që statusi i minatorit prej 30 vitesh po zvarritet nga qeveritarët dhe sindikatat e vjetra. Ne si minatorë të zonës së Bulqizës e morëm këtë nismë sepse na lind e drejta, kontribuojmë në atë vend dhe na takon ligjërisht”, u shpreh ai.Me anë të miratimit të statusit të minatorit kërkohet që të rritet siguria për jetën e punonjësve të nëntokës,të rritet niveli i pagës në vlerën e 70 mijë lekëve,të ulet mosha e daljes në pension dhe të garantohet kujdes i veçantë shëndetësor.“Minatorët sot po vriten në punë dhe fajin po e mer viktima. Siguria në punë e minatorit është një kërkesë që nuk duhet diskutuar fare. Është e domosdoshme për minatorët që familjet e tyre të gëzojnë një pension nëse i ndjeri humb jetën në galeri dhe familjes t’i jepen dëmshpërblimi prej 6 milion lekësh të reja.Peticioni me firma u dorëzua edhe në kryeministri,në Ministrinë e Financave dhe të infrastrukturës dhe energjisë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303