Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ku shkruan se rilindasit e Kuvendit falsifikojnë dokumentet si hajdute rrugësh.
Reagimi i Petrit Vasilit
Çfare horrash!
Hetim, hetim, hetim deri ne fund rilindasve te Kuvendit, qe falsifikojnë dokumentet si hajdute rrugësh.
Kuvendi i Shqipërisë s’mund te beje asnjë hap me tej pa hetuar ketë krim shtetëror.
Edhe para Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit këta falsifikojnë provat ashtu sic kane vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!
Mendoni c’bejne keta me pronat, me hipotekat dhe me parate e shtetit.
Shteti ka rene me keta mashtrues, bandite dhe falsifikatore.

