TË FUNDIT

Ping-pong me dosjen e Izet Haxhisë, ja vendimi që mori gjykata

Dosja e Izet Haxhisë i ka kaluar sot Gjykatës së Lartë, e cila pritet më pas të sqarojë përfundimisht mosmarrëveshjet e krijuara rreth saj. Ajo do të zgjidhë mosmarrëveshjet e lindura mes Gjykatës së Tiranë dhe asaj të Krimeve të Rënda, të cilat nuk kanë ndarë ende se e kujt është kompetenca për të shqyrtuar dosjen në fjalë.

Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që e ka dërguar çështjen e ish-truprojës së Sali Berishës në organin e Gjykatës së Lartë.

“Gjykata e Krimeve vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, kjo për faktin se mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje me Gjykatën e Tiranës se cila prej tyre është kompetente për dosje e Izet Hashisë”-tha Lala.

Prokurori i çështjes Besnik Muci ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Izet Haxhinë, ndërsa ky i fundit, do të qëndrojë në burg deri sa të shprehet organi i Gjykatës së Lartë në lidhje me caktimin e kompetencës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat