Seanca gjyqësore kundër Saimir Tahirit është ndërprerë për disa minuta, pasi gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga ish-ministri i Brendshëm.
Kontestimi lidhet me e-mailin dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish- ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje-daljeve në Ministrinë e Brendshme.
Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes. Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.
Ndërkohë që më herët është shprehur dhe mbrojtja e Jaeld Çelës. Avokatët e tij janë shprehur se ai Çela ka qenë në detyrë vetëm në njërën prej datave të kontestuara të episodeve që dyshon prokuroria se ish-drejtuesi i policies ka qenë i përfshirë.
Sipas avokatit të Çelës, prokurorët nuk kanë kryer asnjë hetim. Prokuroria nuk ka kryer hetim nëse ka përfituar financiarisht.

