19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Pioli: Handanoviç kurrë kaq shumë pritje, të mos i harrojmë sukseset tona

Milani kapitulloi sot ndaj Interit, duke u mundur pastër me shifrat 0-3. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i zikaltërve, Stefano Pioli. Ai shpreh qartë pakënaqësinë pas kësaj ndeshje, por bën thirrje të mos harrohet puna e bërë deri më tani.

“Peshoi shumë goli i pësuar pas 5 minutash, pastaj kemi shfaqur vështirësi për të gjetur hapësira. Në pjesën e parë mungoi ritmi të cilin e shfaqëm në fushë në pjesën e dytë. Nuk arritëm të shënonim gol kur meritonim barazimin, te goli i dytë duhej ta ndalonim më parë aksionin.Për pjesën e dytë nuk kam shumë për të thënë për ekipin tim, te pjesa e parë mund të bëhej më shumë. Në pjesën e dytë kishim shumë raste për të shënuar, Handanoviç prej shumë kohësh nuk priste kaq mirë.Fuqia jonë është ekuilibri. Ne besojmë te puna jonë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Një vit më parë ose edhe tre muaj më parë do të ishim të lumtur për vendin ku jemi tani. Kjo u tha, ne nuk jemi të lumtur sepse ky ishte derbi, ne donim më shumë, por nuk duhet të harrojmë rrugën e bërë deri tani.Nuk kemi bërë më të mirën në tre ndeshjet e fundit dhe e dimë se mund të bëjmë diçka më shumë. Na vjen keq për humbjen e sotme, por loja e dobët ishte ajo kundër Spezia, jo kjo. Ne u përpoqëm të japim më të mirën tonë sot .Jemi skuadra e vetme që kemi luajtur Play-Off në Europa League, kemi pasur disa dëmtime dhe disa lojtarë kanë luajtur shumë. Është normale, e dinim që ky sezon do të ishte i vështirë dhe kjo është arsyeja pse duhet të jemi të lumtur për atë që kemi bërë deri më tani.Ishte një javë e vështirë, më e keqja e sezonit. Duam të kualifikohemi në fazën tjetër të Europa League dhe pastaj do të përqendrohemi përsëri në Serie A”, u shpreh Pioli.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat