fbpx

Pipero: Shqipëria e kaloi pikun e pandemisë

Pëllumb-Pipero-1-600x360.jpg

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, në një intervistë të dhënë për televizionin Klan ka deklaruar se Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë së COVID-19.  Sipas Piperos, 25-26 Mars ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.

“Kjo javë që jemi, shifrat i ka nën atë që do ta konsideronim pikun në qoftë se i referohemi dy momenteve siç ishte data 25-26 Mars apo 3-5 Prill. Do kemi dhe raste pozitive, madje në përqindje ndonjëherë dhe më shumë se në vendet e tjera të rajonit sepse ndjekim në mënyrë më konseguente rastet e kontaktit”, tha ai.

Po kur vendi ynë do t’i rikthehet normalitetit, Pipero jep lajmin e mirë. “Gjysma e dytë e Prillit, po sidomos fundi i Prillit, do na gjejë të lehtësuar në mjaft drejtime, veçanërisht në sektorin e shërbimeve apo të prodhimit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303