fbpx

Pistoletë imituese dhe thikë në shkollë, kapen 3 persona

pisto.jpeg

Policia e Durrësit arrestoi një 43-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë u proceduan pasi u kapën me armë të ftohtë dhe pistoletë.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga u vu shtetasi me iniciale A. H., pasi në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thikë pa leje.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303