TË FUNDIT

Pistoletë me 6 fishekë në çantë, policia vë në pranga 25 vjeçarin, mësohet se…

Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi është kapur me një pistoletë të mbushur me 6 fishekë që e mbante në makinë. Pistoletën i riu e kishte fshehur brenda një çantë, ndërsa për kapjen e tij kanë ndihmuar edhe qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë person që mbante armë.

Arrestimi i tij ka ardhur në rrugën “28-Nëntori”, ndërsa vetë i riu banonte në fshatin Përparim në Peqin. Në operacionin për arrestimin e tij kanë marrë pjesë Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ” Shqiponja”.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat