fbpx

Plagos me armë gjahu pronarin e një furre buke, kapet 26-vjeçari

10729042-10152337255727136-2024170135-n-1474965647-9970506.jpg

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, rreth orës 05:00 të mëngjesi në ambientet e një furre buke.

Një 26-vjeçar me inicialet S.T. ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303