Plagos me thikë kunatin, ja çfarë rrëfen në polici 17 vjeçarja

Një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pas një konflikti familjar që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz.

Mësohet se në shtëpinë e çiftit, ka shkuar kunati nën efektin e alkoolit dhe është konfliktuar me çiftin.

Në polici, 17-vjeçarja ka treguar se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren.