Plagos me thikë vëllain, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan

auto_Elbasan_-_policia1505993115-770x435.jpg

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga sot një 20-vjeçar, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë thikë vëllain e tij shtetasin Q.P., jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu Policia e Librazhdit ka arrestuar sot shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi në banesë që e kishte me qira në qytetin e Librazhdit, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjetë të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Veprimet në kundërshtim me vendimin e gjykatës” , në ngarkim të shtetasit A.M., dhe për veprën penale “Dhunë në familje”, në ngarkim të shtetasit L.P.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303