Plagoset rëndë një person pranë “Elbasan Arena”

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”.

Raportohet se një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Dy aksidente të tjera të rënda automobilistike kanë ndodhur ditën e sotme, një në aksin Librazhd-Përrenjas ku mbetën të plagosur 3 persona dhe një aksident tjetër në autostradën Tiranë-Elbasan, ku makina u përplas me bordurën dhe u plagosën 2 femra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303