fbpx

Plagosi me mjet të fortë një person, kapet 26-vjeçari, një vit në kërkim

kapet-3.jpg

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi në maj të vitit 2018 ka plagosur një person.

Shtetasi me iniciale K.T ka plagosur me mjet të fortë shtetasin E.A.

Njoftimi zyrtar:

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin:

K.T., 26 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e  rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, pasi në Maj 2018 ky shtetas në lagjen 11 Shkurti, Kuçovë ka plagosur me mjet të fort shtetasin E.A.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303