fbpx

Plagosja e vëllait të kryebashkiakut në Bulqizë, ja si nisi gjithçka në lokal

Vangjel-Alla-1.jpg

Policia ka arrestuar dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Vangjel Alla.  41-vjeçari u plagos me armë zjarri në Bulqizë.

Ai është vëllai i krye bashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtori, i cili dyshohet se ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit në orën 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi me inicialet I.D., 31 vjeç, person me precedent kriminal, është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin me inicialet D.S., 24 vjeç. Ndërkohë, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A. Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.

Si dhe në Burrel ndalohet një shtetas në kërkim. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit: B Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes. D. S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u ndalua shtetasi në kërkim: G. L (P), 24 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje “, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me datë 22.02.2019 , ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm, do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër e Mat për hetime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303