fbpx

Plagosja në “Astir”, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

Pas ngjarjes së regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e “Astirit” në kryeqytet ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Spartak Beqaraj, policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sipas policisë, autori është identifikuar si A.M. 20-vjeç i cili menjëherë pasi ka shtënë me armë drejt 45-vjeçarit, është larguar me shpejtësi.

Mësohet se 20-vjeçari jetonte në të njëjtin pallat me 45-vjeçarin ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ndërkohë po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

 

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.