TË FUNDIT

Plagosja në Vlorë, në pranga pronari i lokalit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi zhvillimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Uniforma blu kanë arrestuar pronarin e një lokali,  pasi nuk kallëzoi plagosjen e ndodhur mbrëmë

“Në vijim të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen “Partizani” Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin:

  • A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat