TË FUNDIT

Plagosja te Myslym Shyri/ I riu qëllohet me plumb në kokë, është punëtor ndërtimi

I riu që u godit me plumb në kokë në rrugën ‘’Myslym Shyri’’ është punëtor ndërtimi.

Ai punonte në njërin prej pallatave, që i është nënshtruar rikonstruksionit.

Sipas informacioneve të fundit, dëshmitarët okularë të marrë në pyetje bëjnë me dije se nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh duke krijuar dyshime se 30-vjeçari mund të qëlluar me armë me silenciator.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar pronarin e pallatit dhe dëshmitarë okularë dhe ka marrë në dorëzim kamerat e sigurisë.

Situata po ndërlikohet, pasi mjekët e Spitalit të Traumës e kanë të pamundur të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për shkak se plaga është e shkaktuar në zonë delikate.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat