TË FUNDIT

Plagosje me thikë për një vajzë në mes të Shkodrës, kapet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 4 korrik në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj u përleshën me thika për një vajzë.

Raportohet se Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin, 20-vjeçarin Astmir Shabanaj.

I plagosur mbeti Igli Pallosha, pas një konflikti mes palëve.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 04.07.2019, ku  mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale të D. V. P. Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar  i ngjarjes së ndodhur me datë 04.07.2019,  ku pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në lagjen  “Qemal Stafa”, Shkodër, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. 19 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat