15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Plani i Veprimit për Burgjet, SHBA ofron një fond të majmë për Shqipërinë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se do të akordojë një fond shtesë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thekson se fondi do të shërbejë për të përforcuar sigurinë publike dhe për të zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar.

“Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat