TË FUNDIT

Plani Strategjik i Kuvendit, ja lëvizja e rëndësishme për qytetarët

Në kuadër të hartimit dhe miratimit të Planit Strategjik të tij, Kuvendi ka marrë një vendim të rëndësishëm. Bëhet me dije se ka publikuar draftin online, ku të gjithë qytetarët do të mund të adresojnë sugjerimet e tyre.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Të nderuar kolegë,

Në kuadër të procesit të konsultimit të jashtëm, me qëllim respektimin e parimit të transparencës dhe për një Kuvend të hapur e sa më pranë qytetarit, është bërë publikimi online i draftit të Planit Strategjik të Kuvendit.

Në këtë mënyrë publiku ka mundësi të njihet dhe të adresojë komente apo sugjerime konkrete nëpërmjet komunikimit në faqen zyrtare të Kuvendit, platforma “Konsultimi i Planit Strategjik”.

Puna për hartimin e të parit Plan Strategjik për Kuvendin e Shqipërisë ka nisur më qershor të vitit 2019. Hartimi dhe miratimi i tij është një nga prioritetet e Kuvendit, adresuar në rezultatet kryesore të projektit “Për mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar” (PACEP) që financohet nga Qeveria Zvicerane e dhe që po zbatohet nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).

Më poshtë linku i draftit për konsultim publik:

http://konsultimi.parlament.al/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat